Main » 2008 » April » 3 » Facebook dhe intimiteti
10:51 AM
Facebook dhe intimiteti

Facebook dhe intimiteti

Facebook është duke përshtatur rregullat e intimitetit në mënyrë që shfrytëzuesve të tij t’u jap kontroll sa më të madh mbi publikimin e informatave personale. Shfrytëzuesit qysh prej tani, për çdo përmbajtje do të mund të përcaktojnë se kush do ta sheh atë.
Për shembull, nëse në faqe vendosni numrin e celularit apo adresën private të e-mailit, disa njerëzve nga lista juaj Friends mund t’ua ndaloni t’i shohin ato. Më parë këtë keni mundur ta bëni vetëm nëse keni refuzuar kërkesën (Friend request) prej atij personi, apo nëse i keni lejuar të shohin profil të kufizuar.

Facebook është duke luftuar kundër kritikave se shfrytëzuesve të vet nuk u jep kontroll të mjaftueshëm mbi të dhënat personale.

Pos kësaj, është paraqitur edhe sistemi për porosi çasti, i cili u mundëson miqve të bisedojnë drejtpërdrejt në Facebook. Sistemi do të shfaqet në Facebook për disa javë.

www.facebook.com

Views: 1397 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]