Main » 2008 » April » 3 » Zhvillohet celulari më i hollë në botë
11:24 AM
Zhvillohet celulari më i hollë në botë

Zhvillohet celulari më i hollë në botë

Kompania izraelite "Modu", e themeluar vetëm një vit më parë, do t’i ofrojë tregut celularin më të lehtë në botë "Modu Mobile", i cili peshon vetëm 40 gramë, me gjatësi 72 dhe gjerësi prej 37 milimetrash.
Edhe pse është shumë i vogël, ky celular përmban të gjitha funksionet të cilat i ka secili telefon i sofistikuar celular, si mundësi incizimi, Bluetooth, MP3 player dhe një gigabajt të hapësirës për ruajtjen e të dhënave.

Sipas mediave franceze, pajisjen veçse e kanë porositur operatorët mobilë si ai i Italisë “Telecom Italia”, “BeeLine” rus dhe ai vendas i izraelit “Cellcom”.

Aparati do të fillojë shitjen në muajin tetor, derisa ai do të prodhohet nga kompania tajvaneze Foxconn.

Views: 1511 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 Villalba  
0
One or two to rebrmmee, that is.

Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]