Main » 2008 » April » 3 » Paraqitet automjeti me krahë – AirCar
12:11 PM
Paraqitet automjeti me krahë – AirCar
Paraqitet automjeti me krahë – AirCar

A ju ka nevrikosur ndonjëherë aq shumë bllokimi i trafikut, saqë keni fantazuar të keni një automjet fluturues dhe të arrini shumë shpejt në vendin e dëshiruar? Personat të cilët e kanë menduar një gjë të tillë duhet të njoftohen me automjetin e ri - AirCar.
Automjeti i ri AirCar, i cili vetëm me shtypjen e një butoni shndërrohet në aeroplan, është zgjidhja le për t’i ikur trafikut në qytet.

Ka katër ulëse, katër dyer dhe katër rrota, ndërsa vetëm për disa sekonda mund t’i paraqiten krahët dhe fluturat, dhe kështu bëhet i gatshëm për fluturim.

Motori i këtij automjeti është dizel. Arrin lartësi deri në shtatë kilometra dhe shpejtësi deri në 250 km në orë. Drejtohet tërësisht me anë të timonit.

Çmimi i tij është 350.000 euro. Për herë të parë është paraqitur në New York. Nuk dihet nëse ka njerëz të cilët e kanë blerë këtë lloj automjeti.

Views: 1581 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 Karol  
0
, 20 Shtator 2012 n 16:34 Ambjent i kendshem, por pooirsa per 2 club sandwich u vonua 35 min. Buka e bere me brume pice ishte e ftohte dhe patatet e skuqura te nxehta. Do te shkoja prape, por vetem per kafe, jo per te ngrene.

Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]