Main » 2008 » February » 3 » Microsoft, super ofertë për Yahoo-në
7:45 AM
Microsoft, super ofertë për Yahoo-në
 

Kompania Microsoft Corporation deklaroi të premten se kishte ofruar blerjen e kompanisë së internetit Yahoo Inc, për 44.6 miliardë dollarë, me para në dorë dhe në aksione, çka nënkupton fuqizimin përballë kompanisë tjetër të internetit Google.
Kjo përbën marrëveshjen më të rëndësishme të internetit që nga koha e bashkimit mes kompanive Time Warner dhe AOL.

Yahoo-ja ka deklaruar se tregu online është rritur së tepërmi dhe pritet që brenda vitit 2010 të arrijë në 80 miliardë dollarë nga më shumë se 40 miliardë në vitin 2007.
Ajo shtoi se kjo rritje dominohet nga vetëm një kompani, lideres ''Google Inc''.

"Kemi shumë respekt për Yahoo-në dhe së bashku mund të sjellim zgjidhje të shkëlqyera për konsumatorët..., duke u pozicionuar më mirë në tregun e shërbimeve online'', tha shefi ekzekutiv i Microsoftit, Steve Ballmer. Yahoo-ja nuk ka bërë ende komentet e rastit.
Views: 756 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 Ana  
0
අය ය ඕක අදද දන න ? හ මද ම face book වල වයර ප ටල ල න ..සමහර ව ල වට photo comments ද ම මම ව ල ව ව ද යට ව ට නව poestd by deeps at tommorow 5.25pm kiayala

Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]