Main » 2008 » February » 3 » E ardhmja e celularëve të Motorola-s në pikëpyetje
2:03 PM
E ardhmja e celularëve të Motorola-s në pikëpyetje
 
Të gjithë jemi mësuar të mendojmë për Motorolan si njërin prej gjigantëve të industrisë së telefonave celularë, mirëpo puna është se, njësia e Motorolas për prodhimin e telefonave celularë, nga njëri tremujor në tjetrin, po sharron në humbje. Andaj mundësia e ndarjes së kësaj njësie në kompani të veçantë, e madje edhe shitja e saj, po bëhet gjithnjë e më të mundur.
Aktualisht, në maje të piramidës së industrisë së telefonave celularë është Nokia, e përcjellë nga Samsung e Motorola. Mirëpo nganjëherë pozita e mirë në treg nuk nënkupton edhe përfitim; pos kësaj, pjesëmarrja e Motorolas në treg është në rënie për një periudhë të gjatë. Kështu, gjatë vitit 2007 Motorola ka regjistruar humbje prej 1.2 miliardë dollarësh, në krahasim me fitimin prej 2.7 miliardë dollarësh, në vitin 2006.

Për këtë shkak, kompania ka paralajmëruar se është duke menduar për ristrukturimin dhe ndarjen e njësisë për prodhimin e celularëve. Një nga iniciatorët e idesë është multimiliarderi, Carl Icahn, që ka 3.3 për qind të aksioneve në Motorola, i cili ka deklaruar se është i kënaqur për faktin se, Motorola përfundimisht po mendon për një mundësi të tillë.
Derisa bordi udhëheqës nuk vërteton se Motorola do të fillojë me të vërtetë ristrukturimin, asgjë nuk është e sigurt - mirëpo nuk do të donim të shihnim këtë njësi të Motorolas, të përfundojë si ajo e Siemensit, që dështoi më herët.
 
marre nga :
Views: 753 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]