Main » 2008 » February » 3 » Policia franceze përshëndetet me Microsoftin
2:34 PM
Policia franceze përshëndetet me Microsoftin

 Tranzicionin e saj në open source policia franceze e ka nisur qysh në vitin 2005, derisa gjatë këtij viti kalimi do të kryhet në tërësi.

Xhandarmëria franceze e ka larguar paketën e zyrës Microsoft Office qysh në vitin 2005 dhe ka filluar të shfrytëzojë atë Open Office. Vitin e radhës ka hequr qafe edhe Internet Explorer e Outlook Express dhe të punësuarve të administratës së vet iu ka ofruar Firefox, respektivisht Thunderbird. E vetmja pjesë komerciale e softuerit komercial i cili sillet nëpër kompjuterët e policisë franceze është Windows XP, përderisa këtë vit edhe ai do të zëvendësohet me Ubuntu nga Linux.

Për fillim, do të ndërrohen sistemet operative në pothuajse tetë mijë kompjuterë, dhe çdo vit tjetër 15.000 kompjuterë tjerë do të largohen nga Windows. Sipas këtij trendi tranzicioni i plotë në open source do të përfundojë në vitin 2014.

Kur të ketë përfunduar ky tranzicion në tërësi, administrata e policisë franceze do të bëhet më e madhja në botë e cila në punën e përditshme do të shfrytëzojë zgjidhja të ndryshme open source.

Views: 782 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]