Main » 2008 » February » 7 » Kodak paralajmëron foto-celularë
11:57 AM
Kodak paralajmëron foto-celularë
 
Prodhuesi legjendar i materialeve dhe pajisjeve fotografike, kompania Eastman Kodak, ka njoftuar se në mënyrë të suksesshme ka përpunuar çipin e avancuar CMOS, pesë mega***kelat e çmuara të të cilit do të mund t’i ofronte së shpejti, në secilin fotoaparat kompatibil.
Aktualisht në treg gjendet vetëm disa celularë të pajisur me kamerë të integruar prej pesë megapikselash, siç janë Nokia N95 apo Samsung G600. Mirëpo, përkundër kësaj të dhëne, fotografitë e bëra me këto aparate nuk mund të maten me fotografitë e bëra me fotoaparatin prej pesë megapikselash.

Këtu në skenë paraqitet Eastman Kodak, i cili ka përpunuar çipin e avancuar, CMOS, të emërtuar KAC05020. Kështu, fotografitë kualitative prej pesë megapikselash së shpejti do të mund të gjenden në çdo foto-celular. Pos fotografive, celularët e tillë do të jenë në gjendje të incizojnë HD video, me rezolucion 720p.


KAC05020 në treg do të duhej të paraqitet në treg gjatë dymujorit të dytë të këtij viti, kur njerëzit nga Kodak presin prodhimin e celularëve të avancuar prej pesë megapikselash.
Views: 835 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 Lola  
0
That's a sutlbe way of thinking about it.

Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]