CPU-ja e parë mobile nga nVidia nVidia ka zbuluar ditë më parë CPU-në e vet të parë, APX 2500. Është produktsystem-on-a-chip (SoC) i dedikuar për kompjuterë dore apo xhepi me platformë Windows Mobile. Në treg do të duhej të paraqitej nga fundi i vitit, ndërsa në esencë është procesor ARM11 me një numër të madh të zgjidhjeve dhe teknologjive të huazuara nga CPU-ja e GeForce. Ka pixelshader programabil, vertex programabil dhe engine për ndriçim. AA përkrahet përmes filtrit CSAA për mënyrën e punë 2D dhe 3D. Përkrah OpenGL ES 2.0 dhe D3D Mobile.
nVidia shfrytëzon shkurtesën HD AVP (High Definition Audio Video
Processor) për të qartësuar më mirë mundësitë e reprodukimit të videos
nga APX 2500. Thuhet se është në gjendje të kodojë dhe dekodojë video 720p. Taktet e punës nuk dihen akoma, edhe pse dihet që vetë ARM11 ka takt prej 750 MHz.
|