Main »
2008 » February » 29 » Apple nxjerr ne treg Lap-top in me te holle ne bote
7:22 PM Apple nxjerr ne treg Lap-top in me te holle ne bote |
Apple nxjerr ne treg Lap-topin me te holle ne bote Stiv Xhobs, ka prezantuar te rene me te fundit te vitit 2008, lap-topin e ri "MacBook Air"
SAN FRANCISKO- Stiv Xhobs administratori i deleguar i kompanise
“APPLE”, shoqeria lider e risive teknologjike serish habit admiruesit
dhe nxjerr ne treg lap topin me te holle ne bote. Jane shume ne
fakt produktet e reja qe jane prezantuar para dy ditesh ne “Mac Eorld”,
konferenca e organizuar nga “Apple” ne San Francisko, Kaliforni. Mes
tyre ne plan te pare siç e ka percaktuar edhe vete Xhobs eshte
“lap-topi me i holle ne bote” i pagezuar me emrin “Macbook Air”. Ai nuk
ka nguruar te flase per kete te re te fundit qe pritet te zbarkoje ne
tregjet boterore. Numri 1 i kesaj kompanie ka deklaruar se
“Apple” ka shitur 4 milion telefona celulare “iPhone” ne dyqind ditet
qe nga ardhja ne treg e hibridit qe eshte nderthurje e nje kompjuteri
dhe nje telefoni celular te prezantuar ne 29 qershor te vitit 2007. Ai
ka shtuar se duhet vleresuar fakti qe per vitin 2008 shitjet e ketij
hibridi parashikohet te shkojne ne 10 milion cope. Ne lidhje me te
rejat e fundit te prezantuara shpresat mbeten tek lap topi i ri
“MacBook Air”, nje pc super i holle (0,76 polesh)dhe me nje hard drajv
prej 80 gigabait dhe nje ekran 13.3 polesh qe do te kushtoje 1. 799
dollare. Dorezimet e para pritet te dalin pas dy javesh, sipas
specialisteve ky lloj kompjuteri do te sherbeje per perforcimin e
imazhit te kompanise “Apple” si prodhues i objekteve avangarde. Ne kete
fushe ky prodhim i ‘Apple’ duket i parezistueshem: NE kuader te vitit
2007 jane shitur ne fakt 7 milion kompjutera “Makintosh” me nje rritje
e krahasuar me vitin 2006. Apple konsiderohet keshtu prodhuesi i trete
me i madh i kompjuterave ne Shtetet e Bashkuara. Xhobs ka folur edhe
per krijimin e dyte te rendesishem te “Apple” per vitin 2008:
transformimi i programit “internet Tunes” ne nje lloj programi dixhital
permes te cilit perdoruesit mund te perfitojne nje pjese te te rejave
kinematografike. Marreveshja me 20 Century Fox ,Earner Brothers, Ealt
Disney, Paramount, Universal dhe Sony do t’i garantojne ketij lloj
programi nje oferte prej 1000 filmash duke filluar nga muaji mars.
Filmat do te mund te shikohen pas 30 diteve nga dalja e formatit Dvd.
Marrja me qera e tyre do te kushtoje 2.99 dollare ose 3. 99 dollare per
çdo film te sapo dale nga sallat kinematografike.
Mes te rejave te fundit, funksionet e reja te ketij telefoni celular do
t’u mundesojne perdoruesve mes shume gjerave interesante, te dergojne
nje tekst mesazhi shume personave nga lista e tyre dhe njekohesisht te
personalizojne ekranet e tyre(ne kete rast mund te zgjedhin deri ne
nente opsione). “Apple’ ka bere te ditur edhe çmimin e ri te
televizoreve Apple, duke prezantuar edhe nje lloj tjeter televizori i
cili do t’u jape mundesine perdoruesve te porosisin nje film permes
aparatit duke i pare keshtu ne ekranin e televizorit, pa kryer veprimet
me pare ne kompjuter.
|
Views: 823 |
Added by: baod
| Rating: 5.0/1 |