Main »
2008 » February » 29 » Vizioni i Nokias per te ardhmen
7:51 PM Vizioni i Nokias per te ardhmen |
Vizioni i Nokias për të ardhmen
Nokia Morph është prezantim i vizionit të telefonave celularë, ashtu si
i sheh aktualisht prodhuesi më i madh i tyre në botë. Problemi është
vetëm se konceptet shkencore e fantastike të Nokias pothuajse asnjëherë
nuk arrijnë të dalin në treg. Edhe pse ky vizion i Nokias për të
ardhmen e telefonave celularë është shumë interesant, prodhimi i një
telefoni të tillë, për fat të keq, ende nuk është i mundur sepse
mbështetet tepër në teknologjitë të cilat nuk janë të zhvilluara sa
duhet, apo që ende janë në fushën e teorisë. Morph si i tillë
është rezultat i bashkëpunimit në mes të hulumtuesve të Nokias dhe
njerëzve të mençur nga Universiteti Cambridge, derisa materialet nga të
cilat do të punohej do të duhej të mundësonin formësimin e tij në bazë
të nevojave të shfrytëzuesve.
Megjithatë, materialet e tilla priten tek në të ardhmen, kur të
përparojë nano-teknologjia, mirëpo elementet nano-teknologjike do të
mund t’i shihnim në telefona celularë gjatë shtatë viteve të ardhshme,
por jo edhe diçka afër një koncepti të këtillë.
|
Views: 1122 |
Added by: baod
| Rating: 0.0/0 |