9:26 PM Zhvillohet sistem miniatural për zbulimin e viruseve të gripit | |
Zhvillohet sistem miniatural për zbulimin e viruseve të gripit Prodhuesi francezo-italian i gjysmëpërçuesve STMicroelectronics dhe laboratori singapurian "Veredus", i cili merret me zhvillimin e pajisjeve diagnostifikuese, do të lansojnë në treg "VereFlu", një sistem miniatural për zbulimin e shpejtë të viruseve të gripit në terren, që para së gjithash është e rëndësishme për gripin e shpendëve. Shfrytëzuesit e kësaj pajisje, siç ka njoftuar STMicroelectronics, do të mund të kryejnë analizën e mostrave mikro të pacientëve (gjakun, strishot...) në sistemin miniatural për përdorim të vetëm dhe të marrin informatat gjenetike mbi infeksionin brenda dy orësh, derisa me metodat ekzistuese të diagnostifikimit për këtë gjë janë të nevojshme disa ditë apo javë. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), virusi i gripit të shpendëve deri sot ka mbytur 236 njerëz në mbarë botën. | |
|
| |
| Total comments: 0 | |
