Main » 2008 » January » 8 » Edhe tre te reja nga Sony Ericsson
1:09 PM
Edhe tre te reja nga Sony Ericsson

Edhe tre te reja nga Sony Ericsson

logo

Konglomerati suedezo-japonez është kompania e parë pajisjet e të cilit ia janë shfaqur publikut në panairin e elektronikës shpenzuese CES, i cili ka filluar në Las Vegas të SHBA-së.
Aktualisht prodhuesi i katërt i celularëve në botë ka prezantuar tre celularët e saj më të ri. Dy prej tyre në serinë Walkman dhe një mbyllës, i pajisur me një mënyrë interesante për të udhëhequr me mundësitë e tij.

I fundit me radhë vjen me emërtimin Z555, është në formë mbyllëse, dhe përmban opsionin e njohjes së lëvizjeve të shfrytëzuesit, kështu që mundëson ndaljen e ziles apo ndonjë alarmi të caktuar me një lëvizje të dorës. Z555 u dedikohet shfrytëzuesve të cilët i kushtojnë rëndësi të madhe pamjes së pajisjes, kështu që në Sony Ericsson eshte munduar ta zbukurojnë sa më shumë ata nga ana dizajnuese.

Sony Ericsson Z555

Sa u përket karakteristikave teknike, celulari është i pajisur me mundësi të shumta multimediale, kamerë 1.3 megapikselëshe, mbështet bartjen e të dhënave EDGE/GSM/GPRS 900/1800/1900, mirëpo fuqia më e madhe e tij definitivisht mbetet në mënyrën se si ai duket.

Sony Ericsson W760

Derisa kur bëhet fjalë për risitë në serinë Walkman, ajo është plotësuar me dy pajisje – modelin e avancuar W760 dhe diç më të thjeshtin W350. W760 është pajisja e parë e kësaj serie e cila në tërësi mbështet bartjen e të dhënave tri-band HSDPA, përmban GPS, kamerë 3.2 megapikselëshe, altoparlantë stereo, teknologjinë SenseMe, mundësinë e paraqitjes widescreen, lojëra dhe karakteristika tjera që janë të njohura për këtë seri të Sony Ericsson

Sony Ericsson W350

Pajisja e dytë e paraqitur, modeli W350, është diç më i thjeshtë se i mëparshmi. Bie në kategorinë tri-band GSM/EDGE të celularëve muzikorë dhe në fakt është versioni minimal i modelit W760.

Modeli Z555 do të paraqitet në tremujorin e parë të këtij viti, derisa W760 e W350 do të dalin në shitje në tremujorin e dytë, po ashtu të këtij viti.

www.sonyericsson.com

Views: 783 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]