Main » 2008 » January » 30






Operatori i ri i telefonisë celulare në Shqipëri, Eagle Mobile, ka përshpejtuar përgatitjet për nisjen e shërbimeve. Ekipi i Eagle Mobile, i cili planifikon të nisë aktivitetin duke mbuluar fillimisht Tiranën, Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" dhe Durrësin më datën 13 mars 2008, ka nisur të instalojë të gjithë infrastrukturën teknike në këtë zonë.

Lidhur me këtë çështje, drejtori i përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Tapkyn, ka thënë për gazetën “Start” se, “qëllimi i kompanisë është mbulimi i gjithë Shqipërisë me infrastrukturë operative dhe teknike, dhe se po ecet me shpejtësi në këtë drejtim”.

Teknologjia e lartë që do të përdoret për Eagle Mobile, sipas tij, nuk është përdorur ende në shumë vende të Evropës të cilësuara si të zhvil ... Read more »
Views: 753 | Added by: baod | Date: 30-Jan-2008 | Rating: 0.4/5 | Comments (1)

 


Operatori mobil japonez Softbank Mobile ka paralajmëruar të hënën bashkëpunimin me përpunuesin amerikan të stolive Tiffany për punimin e celularit luksoz, të dekoruar me diamante, me vlerë mbi 10 milionë jen.
"Ky është një artikull të cilën absolutisht dua të ofroj", ka thënë drejtori gjeneral i Softbank Mobile në konferencë për gazetarë në Tokio.

Celularët ekskluziv, të stolisur me diamante, do të prodhohen në një seri të kufizuar, e do të kushtojnë rreth 65.000 euro.

Ata do të shiten vetëm në Japoni, dhe do të kanë funksione specifike siç është mundësia e shikimit të televizionit digjital japonez.
Views: 671 | Added by: baod | Date: 30-Jan-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (1)





MSI ka prezantuar kartelat e saj grafike të bazuara në serinë HD3xxx nga AMD/ATi; MSI R3650-T2D512, MSI R3650-T2D256/D2 dhe MSI R3650-T2D512/D2, gjegjësisht MSI R3450-T2D256H dhe MSI R3450-T2D512H.

Praktikisht bëhet fjalë për 3650 dhe 3450 serinë e kartelave grafike në verzionet 256 MB dhe 512 MB, kurse GPU është i prodhuar në teknologjinë 55nm. Të dy kartelat përkrahin DirectX 10.1 dhe CrossFireX konfigurimin.
Modeli më i dobët 3450 vjen ... Read more »
Views: 663 | Added by: baod | Date: 30-Jan-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (1)



Dokumentet zyrtare të cilat javën e kaluar janë paraqitur në internet shfaqin orvatjet e jashtëzakonshme të policisë gjermane për mbikëqyrjen e trafikut të saj me zë dhe video i cili zhvillohet nëpërmes rrjetit për komunikim – Skype.

E dhëna për këtë qëllim të policisë gjermane nuk është befasuese kur merret parasysh se ministri gjerman i punëve të jashtme Wolfgang Schäuble ka propozuar autorizime më të mëdha të autoriteteve gjermane në mbikëqyrjen e internetit, qysh prej këtij shtatori. Megjithatë, nga dokumentet të cilat kanë depërtuar në internet jepet të kuptohet që policia gjermane do t’i rris autorizimet e saja edhe më herët.

Sistemi i cili përmendet në dokumentin kontestues është emëruar “Skype Capture Unit”, dhe ai është përpunuar nga kompania Digitask. Sistemi mundëson kapjen e bisedave klasike në mes personave që shfryt ... Read more »
Views: 681 | Added by: baod | Date: 30-Jan-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)




Nga kompania "Nokia Siemens Networks" kanë lajmëruar se me sukses është kryer rrethi i parë i testimit të teknologjisë 4G LTE (Long-term Evolution) dhe se ajo, në pajisjet mobile, ka arritur shpejtësinë prej 173 megabitësh në sekondë.

Grupi 3GPP ka publikuar specifikat e standardit të gjeneratës së katërt për bartjen e të dhënave në telefonat celularë. Rrjetet LTE, sikur se edhe Wi-Fi, do të shfrytëzojnë antenat me mundësi të pranimit dhe dërgimit të shumëfishtë, me anë të së cilave do të rrisin dukshëm rrjedhën e informatave në krahasim me atë 3G.

Me anë të rrjetit të ri, të dhënat do të barten gjatë shkarkimit me shpejtësi prej 326 megabitësh për sekondë, derisa koha latente në mes të shfrytëzuesit dhe dërguesit, do të zvogëlohet në dhjetë mili-sekonda.

Rrjeti 4G do të shfrytëzojë frekuencën 2600 GHz, përderisa në firmën "Nokia Siemens Networks" presin që, deri në vitin ... Read more »
Views: 646 | Added by: baod | Date: 30-Jan-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

 


Makina kërkuese amerikane Google, do të ndajë mbi 25 milionë euro subvencione dhe investime për një numër të madh të projekteve filantropike, duke synuar kështu, siç janë shprehur drejtuesit e saj, të bëhet kompania e cila e përmirëson botën, kanë njoftuar mediat franceze.

Në kuadër të projektit të parë, i cili ka të bëj me parandalimin e katastrofave shëndetësore, biologjike, klimatike e të tjera, organizata InSTEDD (Innovative Support to Emergencies, Diseases and Disasters) do të pranojë pesë milionë dollarë për parandalimin e krizave shëndetësore në botë, derisa Iniciativa për Sigurinë Shëndetësore në Botë do të marrë 2.5 milionë dollarë për mbrojtje nga kërcënimet biologjike, Universiteti amerikan Clark do të marrë një donacion për zhvillimin e sistemeve për kontroll më të mirë, analiza dhe parashikime në raport me ndryshimet klimatike në ekosisteme, produkte ushqim ... Read more »
Views: 643 | Added by: baod | Date: 30-Jan-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)