Main » 2008 » January » 22 » Celular me ekran të perthyeshem
11:55 AM
Celular me ekran të perthyeshem

Celular me ekran të perthyeshem

Kompania holandeze Polymer Vision ka paraqitur prototipin e telefonit celular me ekran të lakueshëm, dhe e ka emërtuar atë, Readius. Mbetet vetëm pikëpyetje kur kjo çudi do të dalë në treg.
Ideja e celularit, i cili përdorë ekran të lakueshëm, është që pa rritjen e dimensioneve dhe masës së pajisjes, të integrojë një ekran të përshtatshëm për shfletimin e faqeve të internetit, postës elektronike, e madje edhe për lexim të librave e teksteve tjera. Përmes shfletimit, nga celulari i dimensioneve mesatare, del ekrani me diagonale prej pesë inçësh (12.5 cm).

Teknologjia të cilën e ka përzgjedhur kompania holandeze për ekranin është e-ink, e zhvilluar për lexuesit e librave elektronikë, sikurse që është, Kindle i Amazonit. Përparësi e kësaj teknologjie në veçanti është shpenzimi i vogël i baterisë, sepse kur ekrani është në lëvizje, nuk i nevojitet energjia aspak – ajo nevojitet vetëm atëherë kur ndryshohet përmbajtja e faqes.

Përparësia e ekranit të lakueshëm është çlodhja e syve, sikur me rastin e leximit në letër. Ana negative është, paraqitja bardhë e zi dhe kohëzgjatja e paraqitjes së përmbajtjes, që e bën këtë ekran jo shumë të përshtatshëm për përmbajtje multimediale.

Readius do të jetë telefon celular 3G për hir të qasjes më të shpejt në përmbajtje, të cilat do të shfaqen në ekranin e madh. Polymer Vision planifikon të nisë prodhimin e tyre dhe qysh këtë vit të fillojë shitjen e tyre. Nuk ka të dhëna të sakta mbi çmimin, por pritet që do të kushtojë sa edhe telefonat celular të klasës së lartë.

marre nga:
www.polymervision.com

Views: 803 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]