Main » 2008 » January » 24 » Apple përfitim rekord
10:34 AM
Apple përfitim rekord

Apple deklaron përfitim rekord

Në tremujorin e fundit afarist të vitit 2007, Apple ka deklaruar përftimin prej 1.58 miliardë dollarësh amerikanë.
“Jemi të kënaqur me deklarimin e tremujorit tonë më të suksesshëm afarist ndonjëherë. Kemi qarkullimin dhe profitin më të madh deri më tani”, ka deklaruar drejtori i Applet, Steve Jobs.

Kërkesa për të gjitha produktet e Applet po rritet çdo ditë e më shumë, prandaj kompania gjatë tre muajve të fundit të vitit 2007, ka shitur 2.32 milionë kompjuterë Macintosh, që është 44 për qind më shumë, sesa në të njëjtën periudhë të vitit 2006. Shitja e iPod-it është rritur për 17 për qind, që në shifra është 22 milionë iPod të shitur.

iPhone gjithashtu nuk ka dëshpëruar, dhe në tremujorin e tretë ka shitur 2.32 milionë ekzemplarë, derisa shitja e përgjithshme e iPhone numëron mbi katër milionë ekzemplarë.

Qarkullimi i Applet në tremujorin e tretë ka arritur në 9.6 miliardë dollarë, nga të cilat 45 për qind janë realizuar jashtë SHBA-së. Këto rezultate të mira të shitjes kanë sjellë fitim prej 1.76 dollarë për aksion.

Për tremujorin e parë të vitit 2008 parashikohet qarkullim prej 6.8 miliardë dollarësh.

marre nga:
www.apple.com

Views: 799 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]