Main » 2008 » January » 30 » Google fillon projektet filantropike
1:48 PM
Google fillon projektet filantropike
 


Makina kërkuese amerikane Google, do të ndajë mbi 25 milionë euro subvencione dhe investime për një numër të madh të projekteve filantropike, duke synuar kështu, siç janë shprehur drejtuesit e saj, të bëhet kompania e cila e përmirëson botën, kanë njoftuar mediat franceze.

Në kuadër të projektit të parë, i cili ka të bëj me parandalimin e katastrofave shëndetësore, biologjike, klimatike e të tjera, organizata InSTEDD (Innovative Support to Emergencies, Diseases and Disasters) do të pranojë pesë milionë dollarë për parandalimin e krizave shëndetësore në botë, derisa Iniciativa për Sigurinë Shëndetësore në Botë do të marrë 2.5 milionë dollarë për mbrojtje nga kërcënimet biologjike, Universiteti amerikan Clark do të marrë një donacion për zhvillimin e sistemeve për kontroll më të mirë, analiza dhe parashikime në raport me ndryshimet klimatike në ekosisteme, produkte ushqimore dhe shëndet të banorëve të Afrikës dhe Amazonës.

Projekti i dytë ka të bëj me qasjen në shërbimet publike për shtresat më të varfra të popullatës së Indisë dhe Afrikës lindore. Në kuadër të tij, organizata joqeveritare indiane Pratham do të fitojë dy milionë dollarë për krijimin e institutit të pavarur, i cili do të përpilojë raportet vjetore shtetërore mbi gjendjen në arsim, dhe do të jap vlerësimet e tij në fushën e arsimimit.

Projekti i tretë ka të bëj me nxitjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Kompania ndërkombëtare "TechnoServe" e cila merret me stimulimin e fillimit të bizneseve private në mjediset e varfra në mbarë botën, do të marrë 4.7 milionë dollarë për mbështetje kompanive, stimulimin e hapjes së vendeve të reja të punës në Afrikë, para së gjithash në Gana dhe Tanzani.

Projekti i katërt me radhë ka të bëj me energjinë e ripërtëritshme, e në këtë kuadër një kompani nga Pasadena (Kaliforni), e cila merret me energjinë termale solare, do të fitojë 10 milionë dollarë për zhvillimin e sistemit. Përderisa në projektin e pestë është përfshirë përshpejtimi i komercializimit të automjeteve hibride.

Google do t’i jap 500.000 deri në dy milionë euro për kompanitë, të cilat kanë qasjen më inovative për komercializimin e gjerë të këtyre llojeve të reja të automjeteve.
Views: 644 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]