Main » 2008 » January » 30 » Policia gjermane mbikqyr Skype-in
1:54 PM
Policia gjermane mbikqyr Skype-in


Dokumentet zyrtare të cilat javën e kaluar janë paraqitur në internet shfaqin orvatjet e jashtëzakonshme të policisë gjermane për mbikëqyrjen e trafikut të saj me zë dhe video i cili zhvillohet nëpërmes rrjetit për komunikim – Skype.

E dhëna për këtë qëllim të policisë gjermane nuk është befasuese kur merret parasysh se ministri gjerman i punëve të jashtme Wolfgang Schäuble ka propozuar autorizime më të mëdha të autoriteteve gjermane në mbikëqyrjen e internetit, qysh prej këtij shtatori. Megjithatë, nga dokumentet të cilat kanë depërtuar në internet jepet të kuptohet që policia gjermane do t’i rris autorizimet e saja edhe më herët.

Sistemi i cili përmendet në dokumentin kontestues është emëruar “Skype Capture Unit”, dhe ai është përpunuar nga kompania Digitask. Sistemi mundëson kapjen e bisedave klasike në mes personave që shfrytëzojnë me aplikacionin Skype dhe mbikëqyrje “brenda kohës së duhur”.
Views: 682 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]