Main » 2008 » January » 30 » Operatori Eagle Mobile fillon aktivitetin në mars
2:03 PM
Operatori Eagle Mobile fillon aktivitetin në mars






Operatori i ri i telefonisë celulare në Shqipëri, Eagle Mobile, ka përshpejtuar përgatitjet për nisjen e shërbimeve. Ekipi i Eagle Mobile, i cili planifikon të nisë aktivitetin duke mbuluar fillimisht Tiranën, Aeroportin Ndërkombëtar "Nënë Tereza" dhe Durrësin më datën 13 mars 2008, ka nisur të instalojë të gjithë infrastrukturën teknike në këtë zonë.

Lidhur me këtë çështje, drejtori i përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Tapkyn, ka thënë për gazetën “Start” se, “qëllimi i kompanisë është mbulimi i gjithë Shqipërisë me infrastrukturë operative dhe teknike, dhe se po ecet me shpejtësi në këtë drejtim”.

Teknologjia e lartë që do të përdoret për Eagle Mobile, sipas tij, nuk është përdorur ende në shumë vende të Evropës të cilësuara si të zhvilluara.

“Eagle Mobile, që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë në verën e vitit 2008, sjell për të gjithë shoqërinë tonë, jo vetëm tarifa të arsyeshme që do t`i përfshijnë të gjithë, por do ta njohë atë me risi teknologjike që do t`i lehtësojnë jetën dhe do t`i shtojnë ngjyrë asaj!”, ka premtuar Tapkyn
Views: 753 | Added by: baod | Rating: 0.4/5
Total comments: 1
1 Vicky  
0
As an excellent going stnuedt, in the event you strive to acquire agreed with a regular loan program, you may find that this interest you're quoted really are a higher rates no matter where you happen to be, it is quite possible that you should avail instant loan today since loans are widely available within the internet.

Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]