Main » 2008 » January » 31 » Nokia blen kompaninë softuerike Trolltech
8:35 AM
Nokia blen kompaninë softuerike Trolltech
 
 
 Nokia, njëri prej prodhuesve kryesor i telefonave celular në botë, ka njoftuar për blerjen e kompanisë së njohur softuerike Trolltech nga Osloja. Për kompaninë norvegjeze janë ofruar pothuajse 153 milionë dollarë.
Nokia ka ofruar 2.91 dollarë për aksion, respektivisht 60 për qind më shumë sesa çmimi i aksioneve në bursë. 66 për qind e aksionarëve të Trolltech-ut e kanë pranuar ofertën.

Trolltech, e themeluar në vitin 1994, ka prodhuar softuerë të cilët shfrytëzohen nga Skype, Google Earth, Photoshop Elements dhe shumë tjerë.

Nokia thotë që me blerjen e Trolltech-ut do të përshpejtojë zhvillimin e programeve me më shumë platforma. Duke ju falënderuar shërbimeve të Trolltech, ajo do të përshpejtojë zhvillimin e aplikacioneve të cilat punojnë në internet, në pajisjet mobile të Nokias si dhe ne kompjuterë.

"Jemi të kënaqur që po i bashkojmë forcat me Nokian. Kultura dhe resurset inovative të kompanisë do t’u ofrojnë të punësuarve tonë mundësi të reja dhe interesante si dhe do të përmbushim vizionin tonë", ka thënë Haavard Nord, drejtor ekzekutiv dhe themelues i Trolltech.

Nokia planifikon vazhdoj përmirësimin e produkteve të Trolltech, dhe t’i ofrojë ato nën licencat komerciale si dhe open-source.

marre nga:
www.nokia.com

Views: 760 | Added by: baod | Rating: 0.8/5
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]