Main » 2008 » June » 17
 
 
Përmes një komunikate për opinion policia ka njoftuar se ka arrestuar në Prizren tre persona, me dyshimin për të ndërhyrjes në sistemin kompjuterik, cenimin e fshehtësisë së korrespondencave dhe bazave të të dhënave kompjuterike dhe shantazh.
Policia në komunikatë njofton se para tri ditësh (me 14 qershor ’08) kishte pranuar ankesë nga një kompani private për ndërhyrje në sistemin e saj kompjuterik më ç’rast ishte marr nën kontroll domeni (qasja) në më shumë se një kompani multimediale (veprimtari si menaxhim i Web faqeve, dizajn, marketing etj).

Pas një hetimi relativisht të shkurtër, Njësia e Hetimeve Financiare që vepron në kuadër të Drejtorisë kundër krimit të Organizuar në Prishtinë, i ka rënë në gjurmë veprimtarisë së përshkruar, me ç’rast nën dyshimin e bazuar të ndërhyrjes në sistemin kompjuterik, cenimin e fshehtësisë së korrespondencave dhe bazave të të dhënave kompjuterike dhe shantazh, në Prizren janë arrestuar tre persona. ... Read more »
Views: 30238 | Added by: baod | Date: 17-Jun-2008 | Rating: 5.0/1 | Comments (87)