Main » 2008 » February » 3 » Kompania reklamon largimin e Vistas
2:12 PM
Kompania reklamon largimin e Vistas
 
 
Fakti që nga dita në ditë po bëhet më i qartë është se shumë shfrytëzues thjesht nuk dëshirojnë të punojnë në sistemin operativ Vista dhe se ata dëshirojnë të kthehen në Windows XP. Një kompani amerikane ka vendosur të fokusohet pikërisht në këtë segment të tregut.
Bëhet fjalë për një servis kompjuterësh në Milford të New Hampshire, mirëpo Microsoftit nuk i vjen edhe aq mirë kur sheh dikë të reklamojë “largimin e Vistas dhe riinstalimin e Windows XP”.

Pronari i kompanisë Aaron Kaplan pohon që kjo gjë është duke u kërkuar tepër; thjesht, gjatë tërë kohës kanë marrë kërkesa për çinstalimin e Vistas, prandaj kanë vendosur të reklamojnë në atë mënyrë.
“Nga të gjitha mbishkrimet të cilat i kemi vendosur në vitrinë gjatë dy viteve të fundit, ky ka qenë më i suksesshmi. Shumë njerëz kanë vërshuar tek ne”, pohon Kaplan.
Views: 842 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]