Main » 2008 » February » 07
 
Edhe pse Amerika veriore (SHBA dhe Kanada) qe një kohë është cilësuar si, vendi nga ku rrjedh sasia më e madhe e porosive të padëshiruara, gjërat kanë ndryshuar para tre muajve, lajmërojnë nga Symantec.
Sipas pohimeve të Symantec, Evropa ka marrë kurorën nga Amerika veriore (SHBA dhe Kanada) e mbretërisë së spamit sepse gjatë tre muajve të fundit, me sasinë e porosive të padëshirueshme të dërguara, ka mundur “liderin” e deritanishëm.

Aktualisht nga Evropa rrjedh madje 44 për qind e spamit të përgjithshëm të dërguar në mbarë botën.
 
Gjatë nëntorit të vitit të kaluar, sasia e pjesës evropiane të porosive spam ka qenë 30.6 për qind, derisa në atë kohë nga Amerika veriore janë dërguar 46 për qind. Gjatë tre muajve gjërat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike sepse, Evropa ka marrë fronin du ... Read more »
Views: 853 | Added by: baod | Date: 07-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

 
Qendra për Edukim dhe Përparim (QEP) ka bërë të ditur se ka realizuar me sukses lokalizimin e Windows Vista-s në gjuhën shqipe.
Lokalizimin e sistemit operativ Windows Vista në gjuhën shqipe, QEP-i, siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, e ka realizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë, me Alba-Softin etj.

Po ashtu në këtë komunikatë është bërë e ditur se, e gjithë puna është bërë për nevojat e klientëve të Microsoft-it dhe të gjitha të drejtat janë të rezervuara nga Microsoft-i.

Shtegun për shkarkim të Windows Vista-s në gjuhën shqipe mund ta gjeni në faqen e QEP-it
 
 
Views: 937 | Added by: baod | Date: 07-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (2)

 
Pajisjet nga kompania Apple, iPhone dhe iPod Touch, prej tani e tutje do të janë në dispozicion me kapacitet të memories prej 8 e 16, respektivisht 32 gigabajt.

Pasi që tregu online i Apple dy ditë më parë është mbyllur për një kohë të shkurtër, menjëherë kanë filluar spekulimet për atë se çfarë të reja do të paraqes Apple. Megjithatë kësaj radhe nuk bëhet fjalë për një produkt të ri, por për përmirësimin e iPhone dhe iPod Touch, të cilët prej tani e tutje do të janë në dispozicion me kapacitet më të madh të memories.

iPhone me tetë gigabajt në SHBA kushton 399 dollarë (269 euro), derisa versioni 16-gigabajtësh kushton 499 dollarë (337 euro). Versionet me katër gigabajt nuk mund të gjenden në treg që bukur do kohë.

iPod Touch, megjithatë, mund të gjendet në version prej 16 GB për 399 dollarë, respektivisht 32 GB për 499 dollarë.

Përveç ndry ... Read more »
Views: 771 | Added by: baod | Date: 07-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

LG KF510 Slider Mobile Phone
 
 
Gjatë javës së ardhshme në Barcelonë mbahet Kongresi botëror GSM Mobile, kështu që mund të presim shumë celularë të rinj. LG-ja e ka hapur sezonin duke paralajmëruar pajisjen e saj të re LG-KF510.
KF510 është telefon modern celular, i cili ka në shënjestër shfrytëzuesit të cilët preferojnë celularë të dizajnuar në formë të hollë. Është më i hollë se 11 milimetra dhe vjen me mekanizëm rrëshqitës.

Është i përpunuar nga metali dhe qelqi. Elementi qendror i dizajnit është ndryshimi gradual i ngjyrës në maskë. Pajisja vjen në dy variante: Stardust ngjyrë hiri apo Sunset e kuqe.
Një pjesë e telefonit nën ekran është e ndjeshme në prekje.

Pajisje ka kamerë prej tre megapikselash ... Read more »
Views: 807 | Added by: baod | Date: 07-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

 
Prodhuesi legjendar i materialeve dhe pajisjeve fotografike, kompania Eastman Kodak, ka njoftuar se në mënyrë të suksesshme ka përpunuar çipin e avancuar CMOS, pesë mega***kelat e çmuara të të cilit do të mund t’i ofronte së shpejti, në secilin fotoaparat kompatibil.
Aktualisht në treg gjendet vetëm disa celularë të pajisur me kamerë të integruar prej pesë megapikselash, siç janë Nokia N95 apo Samsung G600. Mirëpo, përkundër kësaj të dhëne, fotografitë e bëra me këto aparate nuk mund të maten me fotografitë e bëra me fotoaparatin prej pesë megapikselash.

Këtu në skenë paraqitet Eastman Kodak, i cili ka përpunuar çipin e avancuar, CMOS, të emërtuar KAC05020. Kështu, fotografitë kualitative prej pesë megapikselash së shpejti do të mund të g ... Read more »
Views: 801 | Added by: baod | Date: 07-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (1)

 
Përkundër ofertës me peshë prej 45 miliardë dollarësh të gjigantit softuerik Microsoft për blerjen e Yahoo-së, Google ka dhënë përgjigjen e tij zyrtare, ku thuhet se bëhet fjalë për një ide potencialisht katastrofike.

Në një tekst jashtëzakonisht të rreptë të publikuar në blogun zyrtar të Googlet, zëvendëskryetari dhe shefi i shërbimit ligjor të kësaj kompanie, David Drummond, ka thënë se Microsoft po tenton të vendos pozitën e vet monopoliste në tregun e kompjuterëve personal, dhe ka shprehur frikë që - Microsoft do të tentojë të bëj diçka të ngjashme edhe në tregun e shërbimeve online.

Siç pohon Drummond, “Yahoo e Microsoft së bashku kanë dy portalet më të vizituara në internet. A mund të ndodhë që, kombinimi i këtyre dy portaleve, së bashku me pozitën monopoliste në tregun e softuerëve për kompjuterë, ... Read more »
Views: 742 | Added by: baod | Date: 07-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)