Main » 2008 » February » 03
Pasi që u duk që formati HD DVD mori goditjen vdekjeprurëse me kalimin e Warner Bros. në formatin Blu-ray, Toshiba ka vendosur që të mos dorëzohet pa luftë. Kështu kjo kompani ka paralajmëruar kampanjë edhe mëagresive të marketingut, si dhe ulje të çmimeve të playerëve të vet HD dhe atë për madje 50 për qind. Versioni bazik i HD DVD tani kushton 150 dollarë, ndërsa kushtonte 300 dollarë. Edhe pse Blu-ray ka përparësi teknologjike në krahasim me HD DVD, HD DVD është mbajtur shumë mirë në treg falë edhe faktit se është paraqitur i pari në reg dhe ishte më i lirë. Për të kompensuar përparësinë që ka Blu-ray për përkrahjen e shumicës së shtëpive të ëdha filmike, Toshiba duhet të shesë sa më shumë playerë për të popullarizuar këtë form ... Read more »
Views: 745 | Added by: baod | Date: 03-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (1)

Striker II Formula është motherboard-i më e fundit nga seria R.O.G. e Asusit dhe shfrytëzon nForce 780i SLI MCP të nVidias.

Për të pasur sistemin më të shpejtë grafik në kompjuterin tuaj Striker II Formula ua mundëson këtë me teknologjinë 3-way SLI. Ky motherboard ka një varg gjërash shtesë, prej të cilave veçojmë COP EX dhe Voltiminder LED. COP EX u mundëson overclocker-ëve ngritje të sigurt të takteve pa u brengosur për nxemjen e madhe dhe sigurinë e komponenteve. COP EX mbikëqyr temperaturën e hardverit dhe në rastet ekstreme shpëton kartelën grafike e cila nxehet shumë. Poashtu, një shtesë më shumë estetike se sa praktike është edhe Voltiminder LED, që ngjahsëm sikurse treguesi i rrotullimeve të motorit, tregon se a gjendeni në "zonën e kuqe" me tensionin e p ... Read more »
Views: 709 | Added by: baod | Date: 03-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

Panasonic ka prezentuar SDHC kartelën e parë memorike Class 6 me kapacitet 32 GB. Në këtë kapacitet mund të ruhen pesë orë video HD me rezolucion 1080i, gjegjësisht rreth 6.800 fotografi me rezolucion 12 megapixelë. Kartela e re 32 GB do të freskojë edhe më shumë linjën e kartelave memorike të Panasonic me kapacitetet prej 1, 2, 4, 8 dhe 16 GB
Views: 718 | Added by: baod | Date: 03-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

Kompania FujiFilm ka prezantuar dy modele të reja të fotoaparateve digjitale të serisë J, modelet J10 dhe J50. Të dy modelet karakterizohen me CCD senzorë prej 8 MP, zoom 3x dhe ekran 2.5 inch. Modeli J50 ka 5x zoom dhe ekran pak më të madh prej 2.7 inch. Posedojnë bateri që mbushen Li-Ion si dhe FujuFilm stabilizator të fotografisë. FinePix J10 dhe J50 në treg do të paraqiten me dy ngjyra, të zezë dhe e argjendtë.
Views: 753 | Added by: baod | Date: 03-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

 

 Tranzicionin e saj në open source policia franceze e ka nisur qysh në vitin 2005, derisa gjatë këtij viti kalimi do të kryhet në tërësi.

Xhandarmëria franceze e ka larguar paketën e zyrës Microsoft Office qysh në vitin 2005 dhe ka filluar të shfrytëzojë atë Open Office. Vitin e radhës ka hequr qafe edhe Internet Explorer e Outlook Express dhe të punësuarve të administratës së vet iu ka ofruar Firefox, respektivisht Thunderbird. E vetmja pjesë komerciale e softuerit komercial i cili sillet nëpër kompjuterët e policisë franceze është Windows XP, përderisa këtë vit edhe ai do të zëvendësohet me Ubuntu nga Linux.
... Read more »

Views: 757 | Added by: baod | Date: 03-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)


 
 
Fakti që nga dita në ditë po bëhet më i qartë është se shumë shfrytëzues thjesht nuk dëshirojnë të punojnë në sistemin operativ Vista dhe se ata dëshirojnë të kthehen në Windows XP. Një kompani amerikane ka vendosur të fokusohet pikërisht në këtë segment të tregut.
Bëhet fjalë për një servis kompjuterësh në Milford të New Hampshire, mirëpo Microsoftit nuk i vjen edhe aq mirë kur sheh dikë të reklamojë “largimin e Vistas dhe riinstalimin e Windows XP”.

Pronari i kompanisë Aaron Kaplan pohon që kjo gjë është duke u kërkuar tepër; thjesht, gjatë tërë kohës kanë marrë kërkesa për çinstalimin e Vistas, prandaj kanë vendosur të reklamojnë në atë mënyrë.
“Nga të gjitha mbishkrimet të cilat i kemi vendosur në vitrinë gjatë dy viteve të fundit, ky ka qenë më i suksesshmi. Shumë njerëz kanë vërshuar tek ne”, pohon Kaplan.
< ... Read more »
Views: 842 | Added by: baod | Date: 03-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

 
Të gjithë jemi mësuar të mendojmë për Motorolan si njërin prej gjigantëve të industrisë së telefonave celularë, mirëpo puna është se, njësia e Motorolas për prodhimin e telefonave celularë, nga njëri tremujor në tjetrin, po sharron në humbje. Andaj mundësia e ndarjes së kësaj njësie në kompani të veçantë, e madje edhe shitja e saj, po bëhet gjithnjë e më të mundur.
Aktualisht, në maje të piramidës së industrisë së telefonave celularë është Nokia, e përcjellë nga Samsung e Motorola. Mirëpo nganjëherë pozita e mirë në treg nuk nënkupton edhe përfitim; pos kësaj, pjesëmarrja e Motorolas në treg është në rënie për një periudhë të gjatë. Kështu, gjatë vitit 2007 Motorola ka regjistruar humbje prej 1.2 miliardë dollarësh, në krahasim me fitimin prej 2.7 miliardë dollarësh, në vitin 2006.

Për këtë shkak, kompania ka paralajmëruar se është duke menduar për ristrukt ... Read more »
Views: 719 | Added by: baod | Date: 03-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

 

Kompania Microsoft Corporation deklaroi të premten se kishte ofruar blerjen e kompanisë së internetit Yahoo Inc, për 44.6 miliardë dollarë, me para në dorë dhe në aksione, çka nënkupton fuqizimin përballë kompanisë tjetër të internetit Google.
Kjo përbën marrëveshjen më të rëndësishme të internetit që nga koha e bashkimit mes kompanive Time Warner dhe AOL.

Yahoo-ja ka deklaruar se tregu online është rritur së tepërmi dhe pritet që brenda vitit 2010 të arrijë në 80 miliardë dollarë nga më shumë se 40 miliardë në vitin 2007.
Ajo shtoi se kjo rritje dominohet nga vetëm një kompani, lideres ''Google Inc''.

"Kemi shumë respekt për Yahoo-në dhe së bashku mund të sjellim zgjidhje të shkëlqyera për konsumatorët..., duke u pozicionuar më mirë në tregun e shërbimeve online'', tha shefi ekzekutiv i Microsoftit, Steve Ballmer. Yahoo-ja nuk ka bërë ende komentet e ... Read more »
Views: 730 | Added by: baod | Date: 03-Feb-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (1)