Main » 2008 » February » 3 » Motherboard Asus Striker II
2:54 PM
Motherboard Asus Striker II
Striker II Formula është motherboard-i më e fundit nga seria R.O.G. e Asusit dhe shfrytëzon nForce 780i SLI MCP të nVidias.

Për të pasur sistemin më të shpejtë grafik në kompjuterin tuaj Striker II Formula ua mundëson këtë me teknologjinë 3-way SLI. Ky motherboard ka një varg gjërash shtesë, prej të cilave veçojmë COP EX dhe Voltiminder LED. COP EX u mundëson overclocker-ëve ngritje të sigurt të takteve pa u brengosur për nxemjen e madhe dhe sigurinë e komponenteve. COP EX mbikëqyr temperaturën e hardverit dhe në rastet ekstreme shpëton kartelën grafike e cila nxehet shumë. Poashtu, një shtesë më shumë estetike se sa praktike është edhe Voltiminder LED, që ngjahsëm sikurse treguesi i rrotullimeve të motorit, tregon se a gjendeni në "zonën e kuqe" me tensionin e procesorit, North Bridge, South Bridge dhe memories përmes LED diodave. Ky motherboard ka ftohje heatpipe, dërsa në bundle vjen edhe loja Company of Heroes: Opposing Fronts.
Views: 709 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]