Main » 2008 » February » 7 » Google i përgjigjet Yahoo-së dhe Microsoft-it
11:38 AM
Google i përgjigjet Yahoo-së dhe Microsoft-it
 
Përkundër ofertës me peshë prej 45 miliardë dollarësh të gjigantit softuerik Microsoft për blerjen e Yahoo-së, Google ka dhënë përgjigjen e tij zyrtare, ku thuhet se bëhet fjalë për një ide potencialisht katastrofike.

Në një tekst jashtëzakonisht të rreptë të publikuar në blogun zyrtar të Googlet, zëvendëskryetari dhe shefi i shërbimit ligjor të kësaj kompanie, David Drummond, ka thënë se Microsoft po tenton të vendos pozitën e vet monopoliste në tregun e kompjuterëve personal, dhe ka shprehur frikë që - Microsoft do të tentojë të bëj diçka të ngjashme edhe në tregun e shërbimeve online.

Siç pohon Drummond, “Yahoo e Microsoft së bashku kanë dy portalet më të vizituara në internet. A mund të ndodhë që, kombinimi i këtyre dy portaleve, së bashku me pozitën monopoliste në tregun e softuerëve për kompjuterë, të kufizojë mundësitë që shfrytëzuesit të përdorin lirshëm programet konkurrente për e-mail, komunikim të çastit dhe shërbime tjera online”?

E qartë, situata megjithatë këtu është pak më ndryshe, sepse Google, së paku sa i përket internetit, është lojtar dukshëm më i madh se Microsoft, andaj shtrohet çështja kush është në pozitë më të mirë për t’u bërë monopolist?
Views: 743 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]