Main » 2008 » February » 8 » Bill Gates fshin profilin e tij në Facebook
1:51 PM
Bill Gates fshin profilin e tij në Facebook

Facebook, një shërbim çdo ditë e më i popullarizuar në internet, po tërheq numër të madh të shfrytëzuesve. Krejt logjikisht, profilin e tyre brenda tij e kanë hapur edhe disa prej personave të njohur botërisht, mirëpo disa syresh, siç është ende njeriu i parë i Microsoftit, Bill Gates, kanë vendosur të mos e përdorin më shërbimin Facebook.
Siç supozohet, Bill Gates çdo ditë kalonte rreth 30 minuta në Facebook, ku me miqtë e tij shkëmbente porosi, u dërgonte atyre dhurata virtuale dhe është marrë me të gjitha aktivitetet tjera, me të cilat merren shfrytëzuesit tjerë të këtij shërbimi.

Duke marrë parasysh popullaritetin e tij, një numër i madh i shfrytëzuesve të internetit kanë dashur të kontaktonin me Gatesin përmes Facebook-ut, duke bërë që njeriu i parë i Microsoftit pothuajse përditë të pranonte rreth 8.000 kërkesa për “miqësi”.

Marrë parasysh telashet që i ka sjellë pjesëmarrja e tij në Facebook, Gates përkohësisht apo përgjithmonë, nuk e kemi të qartë, ka vendosur të shuaj llogarinë e tij në Facebook.

marre nga:
www.facebook.com

Views: 728 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]