Main » 2008 » February » 12 » Yahoo refuzon oferten e Microsoft-it
10:51 AM
Yahoo refuzon oferten e Microsoft-it

Yahoo refuzon ofertën e Microsoftit

Yahoo Inc. të hënën ka refuzuar ofertën për blerje nga Microsoft Corpduke e vlerësuar atë si tepër të ulët. Drejtuesit janë pajtuar njëzëshëm që pranimi i kësaj oferte nuk është në interes të aksionarëve.
Në njoftimin zyrtar nga Yahoo thuhet se oferta “në masë të madhe nënvlerëson” vlerën e kompanisë.

Microsoft ofertën e vet për blerje, e cila ka qenë gjysma e përbërë në mjete materiale derisa e dyta në aksione, e ka ofruar më 1 shkurt.

Vlera e saj fillestare ishte 44.6 miliardë dollarë, respektivisht 31 dollarë për aksion – që paraqet 62 për qindtë premisë në çmim të aksionit të Yahoo-së.

Çmimi i aksioneve të Microsoftit në ndërkohë ka shënuar rënie prandaj oferta aktualisht sillet rreth 41.8 miliardë dollarë.

Në rast se realizohet, bashkimi i Microsoft dhe Yahoo do të paraqiste shkrirjen më të madhe të dy kompanive nga sektori i teknologjisë kompjuterike në botë, me të cilën gjë kompania Google Inc, udhëheqëse në fushën e kërkimit të internetit dhe reklamimit në rrjet, do të fitonte një konkurrent jashtëzakonisht të fortë.

Views: 784 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]