Main » 2008 » February » 15 » Acer gati per kompjuter me kosto te ulet
7:07 AM
Acer gati per kompjuter me kosto te ulet

Acer gati për kompjuterë me kosto të ulët

Prodhuesi nga Tajvani "Acer", që zë vendin e tretë në botë për prodhimin e PC-ve, tashmë ka në program të fillojë brenda këtij viti shitjen e laptopëve me kosto të ulët.
Kjo nismë vjen, pasi një nga konkurrentët e tij ka pasur një ndikim shumë të mirë në tregun e shitjeve.

Më parë shoqëria kishte përjashtuar faktin se do te nxirrte kompjuterë "low cost", por tashmë kanë ndryshuar mendim, duke filluar përgatitjet për një kompjuter të një kategorie të caktuar konsumatorësh.

Shoqëria ka menduar t'i hedhë në treg kompjuterët e rinj në sezonin pranveror, por "Acer" po punon akoma për një model të ri, i cili do të jetë 7-9 polësh dhe do të kushtojë rreth 323 euro.

Prodhuesi "Asustek Computer" nga Tajvani, konkurrent i "Acer", ka hedhur në treg në vitin 2007, një linjë për laptopesh me çmim të lirë, tipin "Wee", që fillon prej 137 eurosh.

"Asustek" në fakt ka pasuar goxha sukses me kompjuterët e bazuar në sistemin operativ "Linux", shumë i lehtë për t'u përdorur edhe nga fëmijët.

Me gjithë fitimet dhe suksesin që po korr konkurrenca, tashmë edhe "Acer" vendos t'i shtohet tregut me kompjuterë "low cost" na mbetet të presim me durim.

Views: 835 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 Coper  
0
Aw, this has been a very nice post. In concept I wish to add wrtniig along these lines moreover spending time and precise effort to create an excellent article… however exactly what do I say… I procrastinate alot and under no circumstances appear to find one thing done.

Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]