Main » 2008 » February » 22 » GPS me test alkooli
11:01 AM
GPS me test alkooli

GPS me test të alkoolit

Prodhuesi portugez i pajisjeve për navigim satelitor, NDrive, ka lansuar GPS-in e parë me sensorë për alkool. G400 bukur bindshëm mund t’ju tregojë sa mililitra të alkoolit keni në një litër gjak.
Me të gjitha karakteristikat tjera, G400 është një modul i rëndomtë GPS. Ai do t’ju dërgojë atje ku duhet bukur sigurt dhe me udhëzime të detajuara. Natyrisht, askush nuk do ta blejë atë për këtë shkak.

Atë do ta blini për shkak të testit interesant dhe të dobishëm të alkoolit. Edhe nëse nuk vozitni të dehur, sigurisht do t’ia blini fëmijës tuaj.

Fatkeqësisht, pajisja nuk mund t’ia merr çelësat nga duart secilit që ka tepër alkool në gjak, mirëpo së paku do të jete një pasqyrë reale mbi gjendjen e vozitësit dhe aftësitë e tij.
Ndoshta njerëzit mendojnë dy herë para se të ulen në automjet me vozitësin të cilit GPS-i sapo i ka thënë se është i dehur?

Pajisja do të kushtojë rreth 200 euro dhe ai së shpejti do të dalë në shitje në Portugali.

Views: 861 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 Ziarre  
0
Big help, big help. And suetplarive news of course.

Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]