Main » 2008 » February » 29 » Gjysme miliarde shkarkime te Firefoxit
6:31 PM
Gjysme miliarde shkarkime te Firefoxit
http://www.emob.fr/dotclear/images/decembre2006/Podcast%2064/firefox.jpg

Gjysmë miliardë shkarkime të Firefoxit

Firefox ka shënuar 500 milionë shkarkime të shfletuesit nga faqja e tyre, që është një numër shumë i madh, edhe pse sipas pjesës në treg Firefox ende është larg pas shfletuesit udhëheqës - Internet Explorer.
Shfletuesi çdo ditë e më i popullarizuar Firefox sot me krenari shënon shkarkimin e 500 milionë shfletuesve dhe tenton tu tregoj tjerëve madhësinë e kësaj shifre duke bërë krahasime me numra të përditshëm dhe situata. Kështu gjysmë miliardë krahasuar me peshën në kilogramë është 8.500 Jumbo Jets (aeroplanë të mëdhenj), në publikë barazi me 10.000 Koloseum të Romës e në dollarë janë po aq sa 16 njerëz të shkojnë në piknik në Stacionin Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS).

Njerëzit e vetëdijshëm social në Mozilla kanë shfrytëzuar publicitetin e faqes së tyre të internetit të drejtojnë shfrytëzuesit në faqen Freerice.com, për të cilën kemi shkruar edhe ne në telegrafi.com, dhe të tentojnë që me njohurinë e tyre të gjuhës angleze të sigurojnë donacione të orizit për të uriturit në botë. Mozilla i ka caktuar qëllim vetes që gjatë ditës vizitorët e saj të sigurojnë mbi 500 milionë kokrra orizi për të uriturit.

I njëjti rast është shfrytëzuar edhe për të thirrur disenjatorët në mbarë botën të dërgojnë propozimet e tyre për bluzën e cila do të shënojë daljen e Firefox 3. Fituesit i është premtuar popullaritet botëror dhe mundësi për të fituar çmime të shumta.
Views: 803 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 Enes  
0
, if you are mreiard and assuming your wife is with you on this mini-retreat have lots of sex. Seriously find a way to fuel your desire for each other to grow closer and to remove the temptations that creep in when you are in a busy season of ministry. Keep the marriage burning hot too! on 22 July 2009 / 9:05 AM

Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]