Main » 2008 » February » 29 » CPUja e pare mobile nga nVidia
7:04 PM
CPUja e pare mobile nga nVidia

CPU-ja e parë mobile nga nVidia

nVidia ka zbuluar ditë më parë CPU-në e vet të parë, APX 2500. Është produktsystem-on-a-chip (SoC) i dedikuar për kompjuterë dore apo xhepi me platformë Windows Mobile. Në treg do të duhej të paraqitej nga fundi i vitit, ndërsa në esencë është procesor ARM11 me një numër të madh të zgjidhjeve dhe teknologjive të huazuara nga CPU-ja e GeForce. Ka pixelshader programabil, vertex programabil dhe engine për ndriçim.

AA përkrahet përmes filtrit CSAA për mënyrën e punë 2D dhe 3D. Përkrah OpenGL ES 2.0 dhe D3D Mobile. nVidia shfrytëzon shkurtesën HD AVP (High Definition Audio Video Processor) për të qartësuar më mirë mundësitë e reprodukimit të videos nga APX 2500. Thuhet se është në gjendje të kodojë dhe dekodojë video 720p. Taktet e punës nuk dihen akoma, edhe pse dihet që vetë ARM11 ka takt prej 750 MHz.

Views: 923 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 Maria  
0
Not sure, but the benchmarks on nbohtookceeck suggest that there's only about a 2 FPS gain with the 540m on high settings. I don't have either yet, but imo the $100 premium put on the 540m is quite ridiculous and very sly-minded of Dell.

Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]