Main » 2008 » February » 29 » Vizioni i Nokias per te ardhmen
7:51 PM
Vizioni i Nokias per te ardhmen

Vizioni i Nokias për të ardhmen

Nokia Morph është prezantim i vizionit të telefonave celularë, ashtu si i sheh aktualisht prodhuesi më i madh i tyre në botë. Problemi është vetëm se konceptet shkencore e fantastike të Nokias pothuajse asnjëherë nuk arrijnë të dalin në treg.
Edhe pse ky vizion i Nokias për të ardhmen e telefonave celularë është shumë interesant, prodhimi i një telefoni të tillë, për fat të keq, ende nuk është i mundur sepse mbështetet tepër në teknologjitë të cilat nuk janë të zhvilluara sa duhet, apo që ende janë në fushën e teorisë.

Morph si i tillë është rezultat i bashkëpunimit në mes të hulumtuesve të Nokias dhe njerëzve të mençur nga Universiteti Cambridge, derisa materialet nga të cilat do të punohej do të duhej të mundësonin formësimin e tij në bazë të nevojave të shfrytëzuesve.

Megjithatë, materialet e tilla priten tek në të ardhmen, kur të përparojë nano-teknologjia, mirëpo elementet nano-teknologjike do të mund t’i shihnim në telefona celularë gjatë shtatë viteve të ardhshme, por jo edhe diçka afër një koncepti të këtillë.
Views: 1072 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]