Main » 2008 » March » 5 » be: gjobe 900 milioneshe per microsoftin
2:17 PM
be: gjobe 900 milioneshe per microsoftin

BE: Gjobë 900 milionëshe për Microsoftin

Komisioni i Bashkimit Evropian ka vendosur ndaj prodhuesit më të madh të programeve kompjuterike në botë Microsoft një gjobë të re prej gati 900 milionë eurosh.

Koncerni u ka faturuar konkurrentëve deri në tetor2007-s tarifa të pajustifikuara mbi licenca për informacione teknike, argumentoi vendimin Komisioni Evropian në Bruksel.

Veç kësaj Microsoft nuk ka përmbushur detyrimin për t'u dhënë prodhuesve të tjerë hollësi teknike në mënyrë që programet e tyre të jenë kompatibël me sistemin Windows të Microsoftit.

Deri tani gjigandi i programeve soft ka paguar 778 milionë euro gjoba në arkën e BE-së. Asnjë firmë nuk është dënuar nga Brukseli me gjoba aq të larta sa Microsoft.
Views: 889 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 Rosie  
0
Wailkng in the presence of giants here. Cool thinking all around!

Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]