Main » 2008 » March » 21

Kina ia kalon SHBA-së me numrin e përdoruesve të internetit

Kina ia ka kaluar Shteteve të Bashkuara të Amerikës me numrin e përdoruesve të internetit dhe kështu është bërë tregu më i madh botëror i internetit, ka njoftuar kompania kineze për hulumtimin e tregut, BDA.

Vlerësimi i kësaj kompanie bazohet në të dhënat e qendrës kineze të informatave për internet sipas të cilës, në fund të vitit 2007, në vendin më të populluar të botës, ka pasur gjithsej 210 milionë përdorues të internetit, ka transmetuar Reuters.

Në njoftimin e BDA-së përmenden të dhënat e firmës amerikane "Nilsen/Net ratings" për 216 milionë përdorues të internetit në SHBA në të njëjtën kohë.

"Në bazë të këtyre shifrave dhe supozimit se dy tregjet gjatë vitit 2008 kanë vazhduar të rriten ... Read more »

Views: 915 | Added by: baod | Date: 21-Mar-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

E ardhmja në supermarkete

Është duke ardhur ndihmë për të gjithë ata të cilët kanë kërkuar produkte të ndryshme nga lista e tyre e blerjes, me të cilën shpesh edhe janë humbur në supermarketet e mëdha.

Prodhuesi gjerman i softuerit SAP e ka menduar blerjen me anë të celularit.
Në vend të përdorimit të lapsit dhe fletës, dhe humbjes nëpër supermarkete, blerësit do të mund t’i shkruajnë produktet të cilat dëshirojnë t’i blejnë në telefonat e tyre celular (me anë të një softueri special i cili është shumë i thjeshtë).

Sapo blerësit të futen në supermarket, telefoni do t’i memorizojë vetvetiu të gjitha produktet që gjenden në supermarket dhe do t’i ndajë në kategori, pastaj vet do të krijojë një hartë ( ... Read more »

Views: 823 | Added by: baod | Date: 21-Mar-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

Askush më nuk është i sigurt nga hakerët kinezë

Pothuajse secili pronar i një hapësire të uebit ka frikë nga hakerët dashakeq, sepse sikur që do të mund të rrëzonin faqen personale të dikujt, të dedikuar për kafshën e tij shtëpiake dhe sjelljet e saj, vandalët e tillë të uebit mund të bëjnë shumë dëme në faqet e organizatave dhe institucioneve botërore siç është Pentagoni.

Rrjeti televiziv amerikan CNN ka publikuar një intervistë me gjoja tre nga hakerët më famëkeq kinez. “Asnjë hapësirë e uebit nuk është qind për qind e sigurt. Ekzistojnë shumë faqe interneti me nivel të lartë të sigurisë, mirëpo gjithmonë ekziston ndonjë lëshim sigurie”, ka deklaruar Xiao Chen, udhëheqës i treshes së hakerëve kinezë të cilët kanë biseduar me gazetarin e CNN-it, identiteti i vërtetë i të cilit nuk është bërë publik.

Hakerët në mbarë botën ... Read more »

Views: 836 | Added by: baod | Date: 21-Mar-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

Sheqeri burim energjie për bateritë

Korporata "Sony", ka zhvilluar një lloj të ri baterie e cila ka për bazë energjinë e fituar nga sheqeri.

Kjo bateri prodhon energji prej 50 mili-vat. Pronarët e kësaj korporate pohojnë se energjia të cilën e prodhon kjo bateri është e mjaftueshme për ta vënë në punë një mp3-player.

Energjia prodhohet nga zbërthimi i glukozës në ujë në prani të enzimave. Kjo bateri nuk e ndotë ambientin, ndërsa glukoza paraqet burim energjie e cila rigjenerohet.

Në “Sony” janë duke punuar për përmirësimin e burimeve të energjisë dhe për përmirësimin e qëndrueshmërisë së baterive.
Views: 914 | Added by: baod | Date: 21-Mar-2008 | Rating: 5.0/1 | Comments (1)

Macbook Air shkakton probleme në aeroporte

Laptopi i hollë dhe elegant i Apple, Macbook Air, ka probleme për shkak të dizajnit të përsosur: në fakt, zyrtarët e aeroporteve nuk besojnë se bëhet fjalë për një laptop të vërtetë.

Një rast konkret ka ndodhur para pak kohe në një aeroport amerikan, ku zyrtarët nuk e kanë lejuar një pasagjer të futej në avion sepse thjeshtë nuk kanë mundur të besonin se Air është laptop i vërtetë.

Zyrtarin më së shumti e ka hutuar mungesa e porteve të dukshme dhe diskut të fortë, e pasagjeri i shkretë nuk ka ditur të sqarojë sa duhet se çfarë është disku SSD.

Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm; duket se skenarë të njëjtë po përsëriten nëpër tërë Shtetet e Bas ... Read more »
Views: 763 | Added by: baod | Date: 21-Mar-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)