Main » 2008 » March » 11

Laptop i HP-së me ngjyra të çmendua

Hewlett-Packard ka krijuar një kompjuter të inspiruar në art, respektivisht kompjuterin e tij ekzistues, tw cilin e ka dekoruar, dorën në zemër, me një art të pazakontë.

Ky nuk është laptopi i parë i HP-së me shtëpizë të ngjyrosur në mënyrë të pazakontë, por punimet e deritanishme nuk kishin pamje aq përshkruese.

HP në bashkëpunim me MTV-në ka mbajtur një garë ndërkombëtare për artistët e rinj, duke kërkuar vizatimin më të mirë për shtëpizë. Këtë garë e ka fituar një artist i ri nga Portugalia me emrin, Joao, derisa punimin e tij mund ta shihni në shtëpizën e këtij laptopi Pavilion.

Përndryshe bëhet fjalë për një laptop krejtësisht të rëndomtë më diagonale të ekranit prej 14.1 inçësh, të pajisur me procesorët e Intelit, Core 2 Duo, dhe kartelën grafike të NVIDIA-s, Ge ... Read more »

Views: 826 | Added by: baod | Date: 11-Mar-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

Lamborghini në mesin e celularëve

Panairi i sivjetmë CeBIT thjesht është përplot me risi dhe ekskluzivitete botërore. Sipas mediave të pranishme, kompania tajvaneze ASUS ka shfrytëzuar panairin e njohur për paraqitjen e celularit të saj më të ri me brendin e Lamborghinit.

ASUS nën emërtimin Lamborghini ZX1 ka paraqitur celularin e saj më të ri të pajisur me logon, temat dhe shtojcat e vogla që lidhen me prodhuesin e famshëm botëror të automjeteve.

Sa u përket anëve teknike, ASUS Lamborghini ZX1 bie në kategorinë e pajisjeve HSDPA, përmban sistemin e përshtatur operativ Windows Mobile 6.1, kamerë tri megapikselëshe, VGA kamerë për video-telefoni, 256MB ROM, 128MB RAM, qasje për kartelën e memories microSD, GPS, WiFi dhe gjëra tjera që janë të zakonshme për llojin e këtyre pajisjeve.

ASUS Lamborghini ZX1 në treg do të duh ... Read more »
Views: 798 | Added by: baod | Date: 11-Mar-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (0)

Views: 832 | Added by: baod | Date: 11-Mar-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (1)

Edhe Time Warner ia ka vënë syrin Yahoo-së

Gjiganti softuerik Yahoo dhe konglomerati medial Time Warner kanë intensifikuar bisedimet për të krijuar një alternativë ndaj ofertës së Microsoftit, që synon marrjen përsipër të kësaj makine të njohur të kërkimit në internet.

Lajmin e ka bërë të ditur Wall Street Journal, duke u thirrur në burime të sigurta.

WSJ ka njoftuar se bisedimet janë përqendruar në arritjen e marrëveshjes me anë të së cilës njësia e Time Warner për internet AOL shkrihet në Yahoo, duke u thirrur në pohimet e personave të cilët vlerësojnë se megjithatë, ka shumë gjasa që Microsoft të blejë kompaninë Yahoo.

Gjatë muajit të kaluar Microsoft ka dhënë një ofertë me vlerë prej mbi 40 miliardë dollarësh për blerjen e Yahoo-së, e cila është refuzuar me arsyetimin se nënvlerëson vler ... Read more »

Views: 901 | Added by: baod | Date: 11-Mar-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (1)

Edhe një telefon rrëshqitës nga Sony Ericsson

Serisë së tij T Sony Ericsson ia ka shtuar edhe një risi – modelin T303, një pajisje rrëshqitëse kompakte, e cila në treg do të duhej të paraqitej gjatë mesit të këtij viti me një çmim shumë të arsyeshëm.

Sa u përket mundësive multimediale, Sony Ericsson T303 përmban pranues të radiovalëve (FM) dhe player multimedial me funksionin TrackID, ka kamerë të integruar me rezolucion prej 1.3 megapikselash dhe zoom (4 x), Bluetooth, lidhje USB, qasje në internet WAP 2.0 XHTML, ekran me diagonale prej 1,8 inçësh, kalkulator, kalendarë dhe karakteristikat tjera që janë të pranishme në shumicën e pajisjeve të këtij lloji.

Të gjitha këto detaje të sipërpërmendura japin të kuptohet se nuk bëhet fjalë për një model të klasës së lartë, por një pajisje e cila është e pranueshme për rrethin e gjerë të shfryt ... Read more »

Views: 1090 | Added by: baod | Date: 11-Mar-2008 | Rating: 0.0/0 | Comments (1)