Main » 2008 » March » 5 » Hakerët rusë për shkak të Kosovës futen në ueb-faqen e Cheltenhamit
2:27 PM
Hakerët rusë për shkak të Kosovës futen në ueb-faqen e Cheltenhamit

Hakerët rusë për shkak të Kosovës futen në ueb-faqen e Cheltenhamit

Gazeta londineze Times në numrin e sotëm shkruan se viktimë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës është bërë edhe një qytet i bukur me banjë në perëndim të Anglisë, transmeton BBC.

Cheltenhami elegant, i njohur më shumë për koncertet e muzikës klasike sesa për retorikën politike, është bërë viktimë e hakerëve rusë, të cilët janë futur në faqen e internetit të Kuvendit Komunal të këtij qyteti.

Ata kanë zëvendësuar lajmërimin për performimin e orkestrës simfonike, respektivisht ekzekutimin e uverturës Lakuriqi të Shtrausit, me slogane kundër elitës politike të Republikës së Kosovës, derisa të gjithë ata të cilët kanë kërkuar informata për performancën muzikore janë ridrejtuar në ueb-faqen ruse, e cila është dedikuar “për kthimin e Republikës së Kosovës nën qeverisjen serbe”.

Zyrtarët e këtij qyteti natyrisht kanë mbetur të hutuar – mirëpo ekspertët e informatikës thonë se është pak e besueshme që hakerët të kenë zgjedhur qëllimisht ueb-faqen e këtij qyteti. Sipas tyre, ata kanë përdorur programe që në mënyrë automatike përzgjedhin ueb-faqe me mbrojtje të dobët dhe kështu janë ndeshur me atë të Cheltenhamit, ku edhe kanë vendosur përmbajtjen e tyre.
Views: 975 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 Breno  
0
We need more inghists like this in this thread.

Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]