Main » 2008 » March » 10 » Goditje e re e Googlet ndaj Microsoftit
11:45 AM
Goditje e re e Googlet ndaj Microsoftit

Goditje e re e Googlet ndaj Microsoftit

Të dy kompanitë e shpërmendura janë duke luftuar ashpër njëra ndaj tjetrës për dominim në treg. Microsofti me bollëkun e pajisjeve të tij komerciale, ndërsa Google me një varg pajisjesh alternative, më së shpeshti pa pagesë. Kësaj radhe gjiganti i internetit, Google, me shërbimin e tij të ri tenton t’i jap edhe një goditje të re Microsoftit.

Kah mesi i javës Google ka ofruar edhe një shërbim tjetër të radhës, Google Sites, një mekanizëm për ueb i cili shfrytëzuesve të vet u mundëson vendosjen dhe udhëheqjen e përbashkët të kompanisë së tyre. Google Sites është konkurrencë e SharePoint të cilën e posedon Microsofti.

Shërbimi i ri i Googlet u mundëson shfrytëzuesve mënyrë të thjeshtë të organizimit dhe të menaxhimit të informatave digjitale siç janë lidhjet e uebit, kalendarët, fotografitë, video incizimet, prezantimet dhe dokumente tjera të ndryshme nëpërmjet uebit.

Google Sites është pjesë e paketës së shërbime të Google Apps, kështu që shfrytëzuesit nga kompanitë e caktuara, të cilët marrin këtë shërbim, do të përdorin Gmail, Gtalk dhe shërbimet tjera të kompanisë Google.

Varianti bazë i Google Sites në tërësi është pa pagesë, derisa për shfrytëzuesit që kërkojnë më shumë Google ka përgatitur versionin Premiere Edition, i cili për kompjuter do të kushtojë 50 dollarë në vit.
Views: 902 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 Pedro  
0
Enig i at tapet er vanskelig! Aner ikke hvor mange timer vi butrke i tapetbutikken ne5r vi skulle ha tapet til spisestua i den gamle leiligheten. Men da likte vi den se5 godt at vi "tok den med" til den ny leiligheten ogse5. Her gikk soveromstapeten greit, den er fra Laura Ashley. Stua gikk ogse5 ok, men den er jeg litt lei, se5 ne5 er jeg pe5 utkikk etter ny :) Har fe5tt tips om en tapetbutikk som sender store prf8ver, du kan jo se mer pe5 bloggen min om du vil sitte i fred og ro foran PCen og lete fram litt tapeter heller enn e5 ste5 i butikken :) Lykke til uansett!

Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]