Main » 2008 » March » 10 » Getty Images shitet për 2.4 miliardë dollarë
11:52 AM
Getty Images shitet për 2.4 miliardë dollarë

Getty Images shitet për 2.4 miliardë dollarë

Kompania Getty Images, më së shumti e njohur për arkivin e madh të fotografive dhe video-incizimeve, ose me blerjen e disa kompanive më të vogla që ofronin shërbime të internetit, është shitur për 2.4 miliardë dollarë.

Blerësit janë Hellman & Friedman, investitorë nga New York, të cilët në portofolin e tyre kanë edhe disa kompani joteknologjike, siç është kompania Saipem SA, e cila merret me energjetikë e naftë.

Getty Images në arkivin e vet ka mbi 60 milionë fotografi dhe 30.000 orë filmash, derisa në historinë e saj edhe vet ka blerë disa konkurrentë, si për shembull iStockphoto dhe kompaninë MediaVast. Konkurrentët më të fortë aktual të saj janë Corbis e JupiterMedia.

www.gettyimages.com
Views: 999 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]