Main » 2008 » March » 10 » Microsoft zbret çmimet e Windows Vista-s
1:27 PM
Microsoft zbret çmimet e Windows Vista-s

Microsoft zbret çmimet e Windows Vista-s

Microsoft ka vendosur t’i zbres çmimet e versioneve më të kërkuara të sistemit të tij operativ Windows Vista - Home Premium dhe Ultimate - dhe njëkohësisht të korrigjojë qasjen e tij në tregjet në rritje.

Çmimet janë përmirësuar në 70 shtete të botës, mirëpo tash për tash sasia e zbritjes dihet vetëm në SHBA, ku Windows Vista Ultimate do të shitet 320 dollarë, ndërsa më parë është shitur 400 dollarë.

Në tregjet në zhvillim, Microsoft nuk do të shes më avancimin e sistemeve ekzistuese operative, por do të shes në versionin e plotë bashkë me përmirësime të Home Basicdhe Home Premium.

Deri më tash janë shitur 100 milionë kopje të Windows Vista-s, që nga lansimi i saj në treg, ndërsa prej kësaj shume vetëm 10% janë shitur në internet, ose në pako individuale.

Që të gjitha kopjet të tjera janë shitur bashkë me kompjuterë të rinj – kështu që Vista po ngecën shumë prapa krahasuar me Windows XP, që ka qenë shumë më i popullarizuar në kohën kur kishte dalë në treg.

www.microsoft.com
Views: 809 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]