Main » 2008 » March » 11 » Edhe një telefon rrëshqitës nga Sony Ericsson
11:54 AM
Edhe një telefon rrëshqitës nga Sony Ericsson

Edhe një telefon rrëshqitës nga Sony Ericsson

Serisë së tij T Sony Ericsson ia ka shtuar edhe një risi – modelin T303, një pajisje rrëshqitëse kompakte, e cila në treg do të duhej të paraqitej gjatë mesit të këtij viti me një çmim shumë të arsyeshëm.

Sa u përket mundësive multimediale, Sony Ericsson T303 përmban pranues të radiovalëve (FM) dhe player multimedial me funksionin TrackID, ka kamerë të integruar me rezolucion prej 1.3 megapikselash dhe zoom (4 x), Bluetooth, lidhje USB, qasje në internet WAP 2.0 XHTML, ekran me diagonale prej 1,8 inçësh, kalkulator, kalendarë dhe karakteristikat tjera që janë të pranishme në shumicën e pajisjeve të këtij lloji.

Të gjitha këto detaje të sipërpërmendura japin të kuptohet se nuk bëhet fjalë për një model të klasës së lartë, por një pajisje e cila është e pranueshme për rrethin e gjerë të shfrytëzuesve.

Që pajisja të jetë sa më tërheqëse, pa marrë parasysh karakteristikat pothuajse bazike, në Sony Ericsson janë munduar që të bëjnë atë sa më tërheqëse nga ana vizuale. Forma kompakte rrëshqitëse gjendet në mes dimensioneve 83 x 47 x 14.7 milimetra dhe peshë prej 93 gramësh. Bateria e integruar do të duhej të mundësojë deri në nëntë orë bisedë apo 400 orë në pritje.

www.sonyericsson.com
Views: 1089 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 Prince  
0
HTC Touch Diamond Pro has a better keraybod and almost the same screen size. (2.8 vs 3.0)and the camera is sub par for a 700+ euro phonesNot to mention that anyone but Apple is just learning to walk in regards to touch interfaces. Too bad Apple's hardware sucks (worse camera yet, harwired batteries, no card slots etc etc)

Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]