Main » 2008 » March » 11 » Edhe Time Warner ia ka vënë syrin Yahoo-së
12:00 PM
Edhe Time Warner ia ka vënë syrin Yahoo-së

Edhe Time Warner ia ka vënë syrin Yahoo-së

Gjiganti softuerik Yahoo dhe konglomerati medial Time Warner kanë intensifikuar bisedimet për të krijuar një alternativë ndaj ofertës së Microsoftit, që synon marrjen përsipër të kësaj makine të njohur të kërkimit në internet.

Lajmin e ka bërë të ditur Wall Street Journal, duke u thirrur në burime të sigurta.

WSJ ka njoftuar se bisedimet janë përqendruar në arritjen e marrëveshjes me anë të së cilës njësia e Time Warner për internet AOL shkrihet në Yahoo, duke u thirrur në pohimet e personave të cilët vlerësojnë se megjithatë, ka shumë gjasa që Microsoft të blejë kompaninë Yahoo.

Gjatë muajit të kaluar Microsoft ka dhënë një ofertë me vlerë prej mbi 40 miliardë dollarësh për blerjen e Yahoo-së, e cila është refuzuar me arsyetimin se nënvlerëson vlerën e kësaj kompanie.

Yahoo e Time Warner nuk kanë qenë në dispozicion për komente.
Views: 902 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 Lethicia  
0
hey there and thank you for your information – I’ve denfiitely picked up something new from right here. I did however expertise several technical issues using this web site, as I experienced to reload the web site lots of times previous to I could get it to load properly. I had been wondering if your web host is OK? Not that I am complaining, but slow loading instances times will often affect your placement in google and can damage your high-quality score if advertising and marketing with Adwords. Well I’m adding this RSS to my e-mail and could look out for a lot more of your respective fascinating content. Make sure you update this again very soon..

Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]