Main » 2008 » March » 11 » Microsoft paraqet Internet Explorer 8 Beta
12:11 PM
Microsoft paraqet Internet Explorer 8 Beta

Microsoft paraqet Internet Explorer 8 Beta

Gjiganti softuerik ka shfrytëzuar konferencën e vet vjetore MIX për media për të paraqitur versionet më të reja të shfletuesit të tij të internetit. Siguria e përmirësuar dhe mbështetja për një numër më të madh të standardeve të uebit janë vetëm disa nga risitë të cilat Microsoft i paralajmëron.

Përpos që, ekipeve zhvilluese, dizajnerëve dhe pjesëmarrësve tjerë të konferencës MIX08, e cila mbahet prej 5 deri më 7 mars në Las Vegas, u ka shfaqur disa nga mundësitë e Internet Explorerit të ri, Microsoft i ka ofruar publikut për shkarkim versionet më të reja eksperimentale (beta).

Versionet e deritanishme të shfletuesve të Microsoftit për internet kanë pasur një zë të keq në mesin e programerëve të uebit, për shkak të manipulimit të tyre të ndryshëm me kodin e faqeve për dallim nga shfletuesit alternativ si Firefox, Safari dhe të tjerë, mirëpo sipas paralajmërimeve, IE8 do të duhej që në tërësi të përmbushë të gjitha standardet dhe nuk do t’u çajë më kokën programerëve. Sipas të gjitha testeve, IE8 kalon testin Acid2 i cili përdoret për testimin e kopmpatibilitetit me standardet e CSS-it.



Views: 831 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 John  
0
espero que tomen de buena forma mi comentario, reseeprnto a un grupo de Rancagua no conocido, pero los que nos han escuchado han dado una buena critica, llevamos al rededor de 6 af1os grabando tratando de darle una mejor calidad musical para la region y la ciudad, mi inquetud es que deberian invitarnos a exponer nuestra musica digo para no seguir oyendo siempre a los mismos Atte. Metodos,Canabision Cru, www.Myspace.com/arckanarckacrew

Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]