Main » 2008 » March » 11 » Lamborghini në mesin e celularëve
12:16 PM
Lamborghini në mesin e celularëve

Lamborghini në mesin e celularëve

Panairi i sivjetmë CeBIT thjesht është përplot me risi dhe ekskluzivitete botërore. Sipas mediave të pranishme, kompania tajvaneze ASUS ka shfrytëzuar panairin e njohur për paraqitjen e celularit të saj më të ri me brendin e Lamborghinit.

ASUS nën emërtimin Lamborghini ZX1 ka paraqitur celularin e saj më të ri të pajisur me logon, temat dhe shtojcat e vogla që lidhen me prodhuesin e famshëm botëror të automjeteve.

Sa u përket anëve teknike, ASUS Lamborghini ZX1 bie në kategorinë e pajisjeve HSDPA, përmban sistemin e përshtatur operativ Windows Mobile 6.1, kamerë tri megapikselëshe, VGA kamerë për video-telefoni, 256MB ROM, 128MB RAM, qasje për kartelën e memories microSD, GPS, WiFi dhe gjëra tjera që janë të zakonshme për llojin e këtyre pajisjeve.

ASUS Lamborghini ZX1 në treg do të duhej të paraqitet gjatë muajit maj të këtij viti me çmim prej rreth 1.000 eurosh.
Views: 797 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]