Main » 2008 » March » 11 » Laptop i HP-së me ngjyra të çmendua
12:26 PM
Laptop i HP-së me ngjyra të çmendua

Laptop i HP-së me ngjyra të çmendua

Hewlett-Packard ka krijuar një kompjuter të inspiruar në art, respektivisht kompjuterin e tij ekzistues, tw cilin e ka dekoruar, dorën në zemër, me një art të pazakontë.

Ky nuk është laptopi i parë i HP-së me shtëpizë të ngjyrosur në mënyrë të pazakontë, por punimet e deritanishme nuk kishin pamje aq përshkruese.

HP në bashkëpunim me MTV-në ka mbajtur një garë ndërkombëtare për artistët e rinj, duke kërkuar vizatimin më të mirë për shtëpizë. Këtë garë e ka fituar një artist i ri nga Portugalia me emrin, Joao, derisa punimin e tij mund ta shihni në shtëpizën e këtij laptopi Pavilion.

Përndryshe bëhet fjalë për një laptop krejtësisht të rëndomtë më diagonale të ekranit prej 14.1 inçësh, të pajisur me procesorët e Intelit, Core 2 Duo, dhe kartelën grafike të NVIDIA-s, GeForce 8400M GS.

Kompjuterët janë të dedikuar për shfrytëzuesit shtëpiak të cilët mendojnë t’i shfrytëzojnë ata për punë të natyrës multimediale dhe për lojë të kohëpaskohshme të lojërave që nuk kërkojnë shumë, e për të cilët shumë rëndësi ka se si duket laptopi i tyre. Pikërisht për këtë HP me Artist Edition ofron edhe çantën përkatëse.
Views: 825 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]