Main » 2008 » March » 14 » Pentagoni ka frikë nga Google Earth
7:50 AM
Pentagoni ka frikë nga Google Earth

Pentagoni ka frikë nga Google Earth

Pentagoni i ka ndaluar projektit Google Earth të bëjë video-harta të rrugëve të bazave ushtare amerikane, sepse mendon se kjo gjë do të rrezikonte të punësuarit e tij, dhe do ta bënte të lëndueshëm nga sulmet.

Në porosinë të cilën ua kanë dërguar të gjitha bazave ushtarake dhe instalimeve në mbarë SHBA-të kërkohet nga zyrtarët që të mos i lejojnë faqes së popullarizuar të hartave të bëjë incizimin e pamjeve panoramike brenda bazave.

Michael Kucharek, zëdhënës për Komandën Veriore, u ka thënë gazetarëve se vendimi është marrë pasi që ekipit të Google Earth i është lejuar qasja në së paku një bazë.

Ai ka shtuar se zyrtarët ushtarakë janë të brengosur se videot e incizuara, në nivelin e rrugëve, do të mund të furnizonin publikun e gjerë me informata të ndjeshme, duke rrezikuar kështu personelin e bazës.

Ky vendim është marrë vetëm disa ditë pasi janë publikuar raportet të cilat sugjerojnë se keqbërësit në Londër kanë përdorur pikërisht Google Earth si ndihmesë në planifikimin e qasjes në kulmin e ndërtesës së Parlamentit.
Views: 927 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]