Main » 2008 » March » 21 » Macbook Air shkakton probleme në aeroporte
1:15 PM
Macbook Air shkakton probleme në aeroporte

Macbook Air shkakton probleme në aeroporte

Laptopi i hollë dhe elegant i Apple, Macbook Air, ka probleme për shkak të dizajnit të përsosur: në fakt, zyrtarët e aeroporteve nuk besojnë se bëhet fjalë për një laptop të vërtetë.

Një rast konkret ka ndodhur para pak kohe në një aeroport amerikan, ku zyrtarët nuk e kanë lejuar një pasagjer të futej në avion sepse thjeshtë nuk kanë mundur të besonin se Air është laptop i vërtetë.

Zyrtarin më së shumti e ka hutuar mungesa e porteve të dukshme dhe diskut të fortë, e pasagjeri i shkretë nuk ka ditur të sqarojë sa duhet se çfarë është disku SSD.

Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm; duket se skenarë të njëjtë po përsëriten nëpër tërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Besojmë se krejt kjo do të zgjidhet së shpejti, e udhëtarëve, të cilët posedojnë Macbook Air, ju rekomandojmë që me vete në aeroplan të marrin edhe reklamën për Air nga ndonjë revistë për të dëshmuar origjinën dhe funksionet e tij.
Views: 762 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]