Main » 2008 » March » 21 » E ardhmja në supermarkete
2:02 PM
E ardhmja në supermarkete

E ardhmja në supermarkete

Është duke ardhur ndihmë për të gjithë ata të cilët kanë kërkuar produkte të ndryshme nga lista e tyre e blerjes, me të cilën shpesh edhe janë humbur në supermarketet e mëdha.

Prodhuesi gjerman i softuerit SAP e ka menduar blerjen me anë të celularit.
Në vend të përdorimit të lapsit dhe fletës, dhe humbjes nëpër supermarkete, blerësit do të mund t’i shkruajnë produktet të cilat dëshirojnë t’i blejnë në telefonat e tyre celular (me anë të një softueri special i cili është shumë i thjeshtë).

Sapo blerësit të futen në supermarket, telefoni do t’i memorizojë vetvetiu të gjitha produktet që gjenden në supermarket dhe do t’i ndajë në kategori, pastaj vet do të krijojë një hartë (GPS), e cila do tu tregojë blerësve ku gjenden dhe ku mund ta gjejnë produktin e tyre. Më pas celulari do ta ofrojë opsionin më të mirë për produktin që kërkoni (p.sh. cili është më i lirë, më kualitativ, etj).

Në ekran, ashtu si janë të ndara produktet në kategori, do të mund t’i shihen çmimet e tyre dhe mundësia e gjetjes. Ky lloj i blerjes pritet të realizohet pas disa vitesh.
Views: 824 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]