Main » 2008 » March » 26 » Toshiba numëron humbjet
11:02 AM
Toshiba numëron humbjet

Toshiba numëron humbjet

Toshiba pret që këtë vit të humb rreth një miliardë dollarëpasi të mbyllë afarizmin me HD DVD, duke pasur parasysh se ka humbur betejën ndaj formatit Blu-ray Sony.
Toshiba pret që humbjet, të cilat lidhen me HD DVD, të arrijnë 100 miliardë jenë (985.61 milionë dollarë), ka njoftuar gazeta ditore Nikkei, duke mos cituar burimin e informacionit. Toshiba në anën tjetër ka refuzuar të komentojë këto shifra.

"Kompania aktualisht nuk i ka vlerësuar humbjet e mundshme", ka thënë zëdhënësja e kompanisë gjigante japoneze. "Në rast se do të na duhet t’i rishikojmë raportet mbi profitin, publikun do ta njoftojmë për këtë gjë me kohë".

Muajin e kaluar Toshiba ka pranuar humbjen në periudhën afatgjate rreth formatit të ri të DVD-së, duke i hapur udhë formatit Blu-ray, të cilin e ka zhvilluar Sony dhe partnerët e tij, dhe ai do të bëhet standard industrial për disqet e gjeneratës së re.

Në kompaninë japoneze paralajmërojnë se do të ndalojnë së shituri pajisjet e tyre HD DVD deri në fund të muajit mars, duke thënë se, sigurisht, vetëm nga ndërprerja e kësaj pjesë të afarizmit, do të grumbullohen 50 miliardë jenë humbje, shkruan Nikkei.

Kompania gjithashtu do të vuajë edhe humbje të ngjashme për shkak të mungesës së përfitimit nga shitja e DVD-ve, përfshirë shitjen e dobët të HD DVD-së dhe humbjes së mjeteve të investuara në fushata marketingu, shkruan gazeta.

Views: 1474 | Added by: baod | Rating: 0.0/0
Total comments: 1
1 N_E_O  
0
Normale mjafton te shikosh nje bateri toshiba...

malll kinez

Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]