Main » 2008 » March » 5 » Tatuazh-celular
2:07 PM
Tatuazh-celular

Tatuazh-celular
Tatuazhi elektronik tingëllon pak si tepër ngjethës, posaçërisht kur dëgjoni se integrohet nën lëkurë dhe për mbushje përdorë gjakun. Megjithatë, kjo është një pajisje interesante e cila me anë të Blutooth-it komunikon me pajisjet tjera.

Ky koncept është menduar nga Jim Mielke. Ekrani punon në atë mënyrë që ndryshon ngjyrën e pikselave të tatuara me bojë të mençur nëpërmjet një mbushësi nën lëkurë. Mund të luaj rolin e telefonit celular apo pajisjes touchscreen për futje të dhënave. Sigurisht mundësia më ngjethëse është ajo e pranimit të video-thirrjes nëpërmjet pajisjes.

Pajisja është punuar nga silikoni, dhe futet nën lëkurë, e mbështjellë në një gyp të vockël, i cili më pastaj shpalohet mes lëkurës e muskujve. Nëpërmjet prerjes për vendosjen e pajisjes vendosen edhe dy gypa të cilët lidhen me arterien dhe venën, për të mundësuar qarkullimin e gjakut nëpër baterinë e madhësisë së një monedhe e cila e kthen glukozën dhe oksigjenin në rrymë.

Pajisja do të mund të ishte shumë e dobishme për diabetikët, sepse do të mund të përshtatej për përcjelljen e vazhdueshme të nivelit të sheqerit në gjak.

Tatuazhi elektronike tani për tani është vetëm në koncept, dhe nuk bëhet fjalë për prodhimin e saj. Ajo është paraqitur në kuadër të garës Greener Gadgets Design Competition.
Views: 1013 | Added by: baod | Rating: 4.0/1
Total comments: 0
Only registered users can add comments.
[ Sign Up | Login ]