Hakerët rusë për shkak të Kosovës futen në ueb-faqen e Cheltenhamit
Gazeta londineze Times në numrin e sotëm shkruan se viktimë e shpalljes
së pavarësisë së Kosovës është bërë edhe një qytet i bukur me banjë në
perëndim të Anglisë, transmeton BBC.
Cheltenhami elegant, i
njohur më shumë për koncertet e muzikës klasike sesa për retorikën
politike, është bërë viktimë e hakerëve rusë, të cilët janë futur në
faqen e internetit të Kuvendit Komunal të këtij qyteti.
Ata
kanë zëvendësuar lajmërimin për performimin e orkestrës simfonike,
respektivisht ekzekutimin e uverturës Lakuriqi të Shtrausit, me slogane
kundër elitës politike të Republikës së Kosovës, derisa të gjithë ata
të cilët kanë kërkuar informata për performancën muzikore janë
ridrejtuar në ueb-faqen ruse, e cila është dedikuar “për kthimin e
Republikës së Kosovës nën qeverisjen serbe”.
Zyrt
...
Read more »